Festa kuqezi e fitores së Lille ndaj Atletico Madrid bën xhiron e botës

Edon Zhegrova dhuroi një tjetër performancë magjike duke shënuar edhe në portën e skuadrës spanjolle, Atletico Madrid.

Atmosferë e jashtëzakonshme te skuadra franceze, me sulmuesin 25-vjeçar që shtyu edhe shokët e skuadrës për të krijuar me duar simbolin e shqiponjës.

Zhegrova po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës, duke lënë gjurmë edhe në kompeticionet europiane. Në total, lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar 4 gola e dhënë një asist, gjithsesi cilësitë që zotëron vënë në vështirësi mbrojtësit kundërshtarë.

SHKARKO APP