Finalja e Championsit në 2027 jo në Itali, ja dy kandidaturat

Finalja e Champions League për vitin 2027, nuk do të zhvillohet në Itali. UEFA njoftoi pak kohë më parë, heqjen e të drejtës së organizimit Milanos, për shkak të problemeve me rinovimin dhe Bashkinë.

Pas kësaj, u përfol, se finalja mund të spostohej në Romë, pasi “Olimpico” ishte stadiumi i vetëm në Itali, që përmbush kriteret për një finale.

Megjithatë kjo nuk do të ndodhë. UEFA ka njoftuar këtë të mërkurë se për finalen e vitit 2027, ka marrë propozime vetëm nga Azerbajxhani për stadiumin Olimpik në Baku dhe nga Spanja, për stadiumin “Ëanda Metropolitano” të Atletico Madrid.

Dokumentacioni për aplikimin duhet të dorëzohet deri më 19 Mars 2025 dhe më pas do të merret vendimi për stadiumin.

SHKARKO APP