Fiorentina e të rinjve shkatërron Juventusin, shënojnë dy shqiptarë (VIDEO)

Ekipi i të rinjve të Fiorentinës po kalon një formë të shkëlqyer. Pas fitimit të Superkupës së Italisë në finalen ndaj Interit, skuadra nga Firence shkatërroi 1-5 Juventusin, sfidë ku Eljon Toçi realizoi gol dhe dhuroi dy asiste.

Kapiteni i Fiorentinës, i cili është pjesë e Shqipërisë U21, shënoi golin e katërt të skuadrës së tij në minutën e 74’. Sulmuesi 20-vjeçar gjeti golin e katërt sezonal në kampionatin e të rinjve.

Ndërkohë, golin e vetëm të bardhezinjve nga Torino e realizoi Luis Hasa. 19-vjeçari me origjinë shqiptare, është pjesë e kombëtares U19 të Italisë (8 ndeshje dhe 3 gola). Mesfushori ofensiv ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, me topin që u ndal në trekëndëshin e portës së Fiorentinës.

Highlights Juventus vs Fiorentina 1- 5  Campionato Primavera - tutti i goal

 

SHKARKO APP