Fiorentina fiton me 6 gola ndaj Ramadanit, Atalanta me Gjimshitin mposht Venezian

Fiorentina regjistroi fitoren e dytë radhazi në Serie A. Skuadra nga Firence shkatërroi me shifrat e thella 6-0 Lecce-n në transfertë, në një ndeshje pa shumë histori.

Ekipi i drejtuar nga Palladino, ishte i pamëshirshëm, duke tundur rrjetën gjashtë herë. Kjo fitore e ngjit Fiorentinën në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Lecce renditet në vendin e 18-të me 5 pikë.

Triumfoi edhe Atalanta, që mposhti 0-2 Venezia-n në transfertë. Pasalic dhe Retegui, ishin autorët e golave për bergamaskët. Me zikaltërit u rikthye titullar edhe Berat Gjimshiti, i cili ka hedhur pas krahëve dëmtimin.

SHKARKO APP