Fiorentina fiton me përmbysje ndaj Lazios, Gudmundsson vendos duelin me dopietë

Fiorentina ka arritur që të marrë fitoren e parë në kampionat. Në javën e pestë të Serisë A, skuadra e Palladino-s fitoi 2-1 në shtëpi Lazio-n me përmbysje, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve.

Në pjesën e parë, Gil shënoi golin e avantazhit për bardhekaltrit, duke mposhtur De Gea-n.

Në të dytën vendasit aktivizuan blerjen e re, Gudmundsson, i cili do të ishte vendimtar duke shënuar dy gola me penallti në minutën e 49-të dhe 90-ë. Në fundin e ndeshjes kishte një traversë nga Guendezi.

SHKARKO APP