Fitorja historike ndaj Gjeorgjisë/ Asllani ishte më i miri, ja notat e lojtarëve tanë

Shqipëria mori një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme në Gjeorgji, në një ndeshje që ishte shumë pozitive veçanërisht në pjesën e dytë.

Kristjan Asllani zhvilloi një ndeshje në nivel shumë të lartë, sipas SofaScore, faqes së specializuar për statistikat, Asllani ishte lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.4.

Mesfushori kuqezi dhuroi gjithashtu 53 pasime, 49 prej të cilave të sakta. 7 topa të gjatë, 4 të sakta, një pasim kyç, një goditje në portë, një gol.

Pas Asllanit, lojtari më notën më të lartë ishte Ardian Ismajli, i vlerësuar me notën 7,4. E gjithë prapavija kuqezi është vlerësuar nga SofaScore me nota pozitive, Ismajlin e ndjek Mario Mitaj me 7,3, Arlind Ajeti me 7,2 dhe Ivan Balliu me notën 7.

Me notë pozitive u vlerësua edhe Indrit Tuci. Pavarësisht se ka pak ditë në Kombëtare dhe ishte ndeshja e tij e dytë, e para si titullar, sulmuesi zhvilloi një ndeshje të mirë, i vlerësuar me notën 7,1.

SHKARKO APP