Flick nuk e bën dramë humbjen ndaj Monacos: Kemi dhe 7 ndeshje të tjera, do fitojmë shumë

Barcelona u mposht dje 2-1 nga Monaco në Principatë, duke  nisur me humbje formatin e ti. Pas takimit, trajneri Hansi Flick i spanjollëve tha se Monaco e meritoi fitoren, ndërsa ekipi i tij duhet të bëjë më të mirën në shtatë ndeshjet e mbetura të këtij kompeticioni.

“Me kartonin e kuq (të Garcias) loja ndryshoi krejtësisht, por unë mund të shoh gjërat pozitive. Ne u përpoqëm të mbroheshim si ekip dhe të sulmonim si ekip. Kishim shanse, por ata e meritonin të fitonin.

Unë i kam thënë skuadrës që të ngrejë kokën lart sepse janë të zhgënjyer, por ne duhet të përqendrohemi të dielën (ndeshja e La Liga në Villarreal), e cila është ndeshja jonë e radhës. Është koha për t’u rikuperuar, shpresojmë se lojtarët do të kthehen me shumë energji.

Ne jemi mjaft të fortë për të luajtur një Ligë të mirë të Kampionëve, kemi shtatë ndeshje përpara dhe mendoj se do të fitojmë shumë ndeshje”, tha trajneri me optimizëm.

Barcelona pret Young Boys në ndeshjen e ardhshme të fazës së dytë të Champions League.

SHKARKO APP