Fonseca me “dhimbje koke”, humbet një tjetër titullar ndaj Napolit

Nuk kanë fund problemet për Milanin në prag të duelit ndaj Napolit në mesjavë. Kuqezinjtë nuk do të ketë në dispozicion Matteo Gabbia për duelin ndaj ekipit të Contes.

Mbrojtësi u ndal në stërvitje për shkak të tendosjes së muskujve. Në ditët në vijim stafi i Milanit do të vlerësojë Gabbia për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Ky është sigurisht një problem i mëtejshëm për Fonseca, i cili nuk do të keq as Theo Hernandez dhe Reijnders të pezulluar. Në dyshim për shkak dëmtimi janë dhe Abraham, Jovic dhe Calabria.

 

SHKARKO APP