Formula 1/ Lando Norris triumfon edhe në Singapor, mbetet e hapur gara për titull

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Singaporit, duke e çuar në tre numrin e garave të fituara këtë sezon. Piloti britanik e dominoi këtë garë nga fillimi deri në fund, duke mos e humbur në asnjë moment vendin e parë.

Pas tij erdhi kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen, i cili ishte mbi 20 sekonda larg britanikut, ndërkhë podiumi u plotësua nga një tjetër pilot i McLaren, Oscar Piastri.

Charles Leclerc bëri një paraqitje të mirë, duke u ngjitur në vendin e pestë, pa mundur dot të parakalonte Russell.

Norris ka shkurtuar diferencën me Verstappen në 52 pikë, ku kanë ngelur dhe gjashtë gara. Sa i përket garës për instruktor, McLaren ka thelluar diferencën me ndjekësit dhe është shumë pranë titullit kampion.

Image

SHKARKO APP