Gjeorgjia “tremb” Kombëtaren tonë në statistika, por kush është favorit?!

Në letër Gjeorgjia fillimisht mendohej si kundërshtari më i lehtë për Shqipërinë, por paraqitjet fantastike të tyre në Europian vërtetuan të kundërtën. Kvaratskhelia me shokë shihen si favoritë në grupin B1, pasi në ndeshjen e parë dhuruan spektakël kundër Republikës Çeke, një ndeshje që e fituan në shifrat 4-1.

Gjeorgjia nuk ka qenë kurrë një rival komod për Shqipërinë, këtë e vërtetojnë edhe statistikat pasi në 15 përballje kemi fituar vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim.

Shqipëria ka ndryshuar totalisht me Sylvinho-n në stol, një ekip me një potencial të jashtëzakonshëm. Në ambientin kuqezi të gjithë besojnë në një sukses përballë Gjeorgjisë, në fakt edhe kompanitë e basteve besojnë te Shqipëria pasi një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 2,30.

Ndërkohë një fitore e mundshme e Gjeorgjisë vlerësohet me 3,10. Deri më tani nga situata në grup Gjeorgjia dhe Shqipëria shihen si dy ekipet më favorite për ta mbyllur në vendin e parë.

SHKARKO APP