Gjimshiti: Fakti që nuk kemi pësuar gol në Champions tregon forcën e mbrojtjes

Në edicionin e ri të Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit është një nga skuadrat, të cilat ende nuk kanë pësuar gol. Për këtë fakt kapiteni kuqezi vlerësohet shumë pasi konsiderohet lideri i mbrojtjes

“Unë mendoj se shifra zero në kolonën e golave të pësuar nga ekipi ynë tregon shumë mbi repartin tonë dhe pikën e fortë të Atalantës. Edhe në ndeshjen kundër Celticut nuk e kishim të lehtë që të ruanim portën të paprekur.

Celtic është një ekip i shpejtë, i cili pret momentin për të goditur me kundërsulm. Si kolektiv kemi bërë një punë të mirë pasi kemi mbuluar zonat boshe”, tha Gjimshiti.

SHKARKO APP