Haaland i frikshëm, thyen rekordin e Lionel Messit

Erling Haaland nuk di të ndalet duke thyer rekorde golashënuesish në futbollin anglez, pas fillimit të tij triumfues te Manchester City i Pep Guardiolës.

Rekordi i tij i arritur mbrëmë në “Elland Road” kundër Leeds United tejkalon një rekord tjetër të lidhur ngushtë me trajnerin e tij spanjoll. Kjo do të thotë se ylli norvegjez e kalon Leo Messin e drejtuar nga Guardiola te Barcelona.

Sulmuesit skandinav i janë dashur vetëm 20 ndeshje nën drejtimin e trajnerit katalanas për të arritur 25 golat e shënuar me fanellën e “qytetarëve”.

Deri më tani, më i shpejti për ta arritur këtë shifër me Pep si trajner ishte Leo Messi. Yllit nga Rosario iu nevojitën 28 ndeshje për të arritur 25 gola te Barcelona e asaj kohe, që tashmë është në historinë e futbollit.

Ata të dy ndiqen në kësi statistikash nga Samuel Eto’o me 30 ndeshje, Kun Agüero me 35 dhe Thierry Henry me 41.

SHKARKO APP