Hodhën shashka në ndeshjen Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht dy të rinjtë

Policia në Lushnje ka bërë të ditur se proceduar penalisht dy të rinj, tifozë të Tiranës, të cilët dyshohet se ishin autorët që hodhën lëndë piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu” gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia.

“Hodhën lëndë piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë një ndeshje futbolli, procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për një rast të hedhjes së lëndëve piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Vllaznia”, të zhvilluar ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– A. M., 19 vjeç dhe K. Ll., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga hedhja e lëndës piroteknike u dëmtua lehtë, një futbollist i ekipit të Vllaznisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”, njofton policia.

SHKARKO APP