Humbja e thellë ndaj Barcelonës, drejtuesit e Bayernit vendosin për fatin e trajnerit Kompany

Bayern Munich nuk ka asnjë dyshim te trajneri Vincent Kompany. Edhe pse bavarezët u poshtëruan në ndeshjen me Barcelonën në “Camp Nou”, belgu ka besimin e drejtuesve.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, i cili ka theksuar se drejtuesit e lartë të klubit kanë besim maksimal te Kompany.

“Ne kemi zgjedhur një trajner të shkëlqyer, i cili ka rikthyer jo vetëm besimin në skuadër, por edhe argëtimin në fushë. Skuadra ndihet e lumtur dhe ka ego të mjaftueshme për trofe”, tha Eberl që konfirmoi se s’do të ketë ndryshime në pankinë.

 

 

SHKARKO APP