Inter-Juventus jo vetëm derbi në fushë, por edhe për Ismajlin

Ardjan Ismajli është një nga mbrojtësit më të spikatur në Seria A. I përfshirë disa herë në formacionin më të mirë të kampionatit italian apo i njohur si lojtari që frenon Lukakun dhe Vlahoviç, ylli kuqezi ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdhenj.

Pas Juventusit, që interesohet prej kohësh për situatën e 28-vjeçarit, tashmë në skenë kanë hyrë edhe Interi e Napoli. Paraqitjet mbresëlënëse të Ismajlit dhe statistikat prej një mbrojtësi të madh, kanë bërë që skuadrat më të njohura italiane ta shohin si përforcim cilësor.

Te Interi synojnë ta afrojnë me parametër zero gjatë verës, ndërsa si kundërpërgjigje, Juventusi po mendon të paraqesë një ofertë për kapitenin e Empolit prej merkatos së janarit.

SHKARKO APP