Interi i falet një goli të kapitenit Lautaro Martinez ndaj Romës

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive duke marrë një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertën delikate ndaj Romës. Ishte një pjesë e parë e vështirë për zikaltrit që u detyruan të bënin dy zëvendësime për shkak të dëmtimeve të Calhanoglu dhe Acerbit.

Roma ngulmoi më shumë, por Interi ndërkohë përfitoi në momentin e tyre më të mirë. Në minutën e 60-të pas një kundërsulmi të shpejt, Lautaro Martinez shfrytëzon një gabim të mbrojtjes vendase për të realizuar me një goditje potente në hyrje të zonës.

Skuadra e Inzaghi mbrojti mjaft mirë rezultatin deri në fund dhe tashmë shkon në kuotën e 17 pikëve, dy më pak se Napoli.

SHKARKO APP