Interi vuan në mbrojtje këtë sezon, ka pësuar më shumë se dyfishi i sezonit të kaluar

Pas barazimit 4-4 ndaj Juventusit dhe duke vëzhguar të dhënat e sezoneve me Simone Inzaghin në stol, tek Interi kanë nisur reflektimet. Skuadra zikaltër është e aftë të krijojë raste ndaj kujtdo, ndërsa në prapavijë…, më mirë të mos e mendosh shumë. “Pokeri” i golave ​​të pësuar nga zikaltrit është diçka që nuk ishte parë në “San Siro” që nga viti 2015 ndaj Fiorentinës.

Në 10 minutëshat e fundit të ndeshjeve të këtij kampionati, 7 pikë u humbën rrugës, deri tani, kundër Genoa, Monza, Milan, Juventusit. Praktikisht, zikaltrit janë ndëshkuar “in extremis” në 44 për qind të ndeshjeve të luajtura.

Në krahasim me sezonin e kaluar, reparti i mbrojtjes paraqitet problematik. 13 ka pësuar këtë sezon, 5 një vit më parë, ndërkohë që më keq kishte në sezonin 2022-23 me 14 gola.

SHKARKO APP