Interi zhbllokon finalen e Superkupës, Dimarco shënon super gol (VIDEO)
Sporti E Mërkurë, 18 Janar 2023 20:17
Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë finalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit. Skuadra zikaltër kaloi në avantazh në minutën e 10-të pas një aksioni të bukur.
Barella del mjaft mirë në krahun e djathtë dhe më pas shërben në zonë për Dimarcon, i cili me një goditje të saktë me të majtën nuk i jep mundësi reagimi portierit Tatarusanu.