Inzaghi: Kujdes nga Young Boys, të mos mendojmë kurrsesi për Juventusin

Young Boys del në rrugën europiane të Interit. Zikaltrit, të cilët në Europë janë të freskët nga suksesi i jashtëzakonshëm ndaj Crvena Zvezda, po ndjekin gjithashtu tri pikët e radhës ndaj zviceranëve, të cilët ndodhen në fund të renditjes. Simone Inzaghi është gati për rotacion, edhe për shkak të mungesave të detyruara të Acerbi dhe Calhanoglu. Nga minuta e parë pritet të luajnë Bisseck, Carlos Augusto, Frattesi, Arnautovic dhe Taremi.

“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, duhet të mësohemi me fushën sintetike, – ishin fjalët e para të trajnerit për “Sky”. – Lëndimet? Nuk do të jenë gati për këtë ndeshje Calhanoglu, Acerbi, Asllani dhe Buchanan. Do të duhet të vlerësojmë edhe kushtet e atyre që luajtën të dielën, të kuptojnë se si është Zielinski”.

Mbi ndeshjen e radhës kundër Juventusit në kampionat…

Ne nuk duhet të mendojmë për këtë, por t’i marrim gjërat me radhë. Të mërkurën do të përballemi me Young Boys, ekip që fitoi kampionatin përkatës. Zviceranët kanë një ekip fizik, të cilët kanë garuar në Kupat e Europës për shumë vite. Pra, duhet të jemi të kujdesshëm”.

Mbi situatën e lëndimeve dhe rotacionet në formacion…

Ne patëm një problem traumatik me Asllanin, të premten në stërvitje. Calhanoglu pati një problem të dielën, ndaj rotacionet në mesfushë janë të kufizuara. Zielinski kreu një pjesë të mirë të stërvitjes, ndaj më duhet ta vlerësoj.

A do të luajë Bastoni dhe çfarë vështirësish paraqet të luajturit në fushë sintetike?

Po e vlerësoj atë, edhe Dimarco. Të dielën luajtën ndeshjen e tretë radhazi, ndaj më duhet të bëj vlerësime të kujdesshme. Çfarë ndryshon me fushën sintetike? Ndryshon jo pak, prandaj u stërvitëm para ndeshjes në të, duke ndryshuar zakonet tona. Duhet të përshtatemi me kushte të tilla.

Një vlerësim për portierin Sommer…

Pas tërheqjes nga kombëtarja, ai kalon më shumë kohë duke u stërvitur me ne. Është një portier që e kam dashur shumë, së bashku me klubin. Përveçse është një profesionist i madh, është edhe njeri i madh. Gjithmonë përpiqet t’i ndihmojë shokët e skuadrës.

SHKARKO APP