Juventus ndalet sërish në Seria A kundër Parmës
Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Parmës. Ekipi i Pecchias befasoi që në minutën e 3-të. Një gol i Pratos me kokë, i shërbyer nga Balogh ndezi festën e madhe te miqtë.
Bardhezinjtë u vendosën në kërkim të golit të barazimit dhe ia dolën në 31-tën, me anë të McKennie.
Një e djathtë nga brenda zone e Sohm riktheu epërsinë e Parmës, brenda fraksionit të parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Weah “tundi rrjetën” për të besuarit e Mottës, ndërkohë që deri në fund asgjë nuk do të ndryshonte.