Kupa e Shqipërisë/ Zbulohen çiftet në fazën e 1/16-ve

Kupa e Shqipërisë, luajti këtë të mërkurë ndeshjet e vlefshme për turin e parë ose thënë ndryshe, për fazën e 1/32-ve. Pas kualifikimit, 16 skuadrat që prenë biletën për më tej, kanë zbuluar edhe kundërshtarët e tyre, në turin e dytë.

Përballje interesante pritet të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Besës, dy ekipe që shihen si pretendente në Kategorinë e Parë. Ndeshje që premton spektakël është edh ajo mes Kukësit e Pogradecit, apo edhe Apolonia-Burreli.

Çiftet në fazën e 1/16-ve:

Erzeni-Valbona

Elbasani-Iliria

Flamurtari-Besa

Apolonia-Burreli

Kukësi-Pogradeci

Bylis-Luzi i Vogël 2008

Vora-Oriku

Korabi-Kastrioti

SHKARKO APP