Kvaratskhelia drejt rinovimit me Napolin, ngushtohet “diferenca” me kërkesat e gjeorgjianit

Khvicha Kvaratskhelia po kalon një tjetër sezon fantastik te Napolit. Drejtuesit e “të kaltërve” duket se kanë përparuar edhe në bisedimet sa i përket rinovimit të futbollistit, raporton “Skysports”. Përfaqësuesit e sulmuesit janë takuar me drejtorin sportiv të Napolit, Giovanni Manna dhe takime të tjera janë planifikuar për javët në vijim.

Pas deklaratave të fundit të presidentit De Laurentiis, distanca mes kërkesës së agjentëve dhe ofertës së klubit po ngushtohet, por duket se është ende herët për të folur për finalizimin e negociatave.

Kvara, i cili aktualisht fiton rreth 2 milionë euro në sezon, po kërkon një shumë të konsiderueshme për të zgjatur marrëveshjen që skadon në 2027: 8 milionë plus bonuse.

Napoli është gati të sakrifikojë për yllin e ekipit dhe mund t’ia trefishojë pagën, por nuk ka mundësi që të tejkalojë shumën 6 milionë euro. Ndërkohë, gjeorgjiani vazhdon që të bëjë diferencën në fushë: 5 gola dhe 2 asiste në 10 ndeshjet e para të Serie.

SHKARKO APP