Laçi befason Tiranën, nuk fiton as Elbasani ndaj Skënderbeut

Mbyllen edhe dy sfida të tjera të vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore, me katër skuadrat që kanë ndarë pikët në përballjet e luajtura.

Tirana e Laçi kanë ndarë pikët në “Stadiumin e Korçës”, me dy skuadrat që ashtu si në fazën e parë e mbyllën sfidën me rezultatin 1-1, ku për “Bardheblutë” golin e shënoi Jarmouni në minutën e 42’-të dhe ishte po ai, i cili ndëshkoi skuadrën e tij, në sekondat e fundit të sfidës duke shkaktuar një autogol.

N barazim u mbyll dhe dueli mes Elbasanit dhe Skënderbeut, me sulmuesin e Elbasanit, Ze Gomes, i cili barazoi shifrat pas golit të Ermir Rashicës.

Elbasani vijon të mbetet në vendin e 4-t me 15 pikë, Tirana në vendin e 7-të me 11 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të 8-të, ndërsa Laçi vijon të mbetet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 7 pikë pas 10 javësh.

SHKARKO APP