Lajm i mirë nga Italia, rikthehet në stërvitje Berat Gjimshiti

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është rikthyer në stërvitje me Atalantën.

Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka kaluar problemin në ijë të ndodhur gati dy javë më parë. Sipas medieve italiane Gjimshiti do të grumbullohet për ndeshjen e radhës të Atalantës, përballë Venecias.

Për shkak të dëmtimit të pësuar në ‘Gelsenkirshen’, Gjimshiti nuk u grumbullua me Kombëtaren kuqezi duke humbur takimet me Çekinë dhe Gjeorgjinë.

Gjimshiti shënënoi në Champions League kundër Shakhtar Donetsk, por më pas u dëmtua dhe u largua nga fusha në fillimin e pjesës së dytë.

SHKARKO APP