Lautaro Martinez: Topi i Artë? Prisja më shumë …
Lautaro Martinez nuk i kursen kritikat për “Topin e Artë 2024”, pasi ka dhënë komentin e tij pas fitores ndaj Empolit. Kapiteni zikaltër, i cili me golin ndaj Empolit u bë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Interit duke marrë parasysh të gjitha garat 134, duke kaluar Stefano Nyers me 133.
“Sinqerisht, prisja më shumë, por punoj për Interin dhe Argjentinën dhe ndonjëherë këto shpërblime nuk jepen në mënyrën e duhur. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë sepse kampionati është i gjatë.
Empoli është një skuadër e vështirë për t’u përballur. Ne e përgatitëm ndeshjen në mënyrën e duhur, me një lojtar më shumë është e lehtë, por duhet të fitosh ndeshje. Ishte e rëndësishme të sillnim 3 pikët në shtëpi”, tha Lautaro.