Leverkusen nuk “vdes” kurrë, fitore në “frymën e fundit” ndaj Wolsfburg (VIDEO)

Leverkusen mori një fitore spektakolare 4-3 ndaj Wolsfburg në “BayArena”, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve në kampionat. Mukiele shkaktoi autogol në minutën e pestë. Ekipi i Alonsos reagoi shumë shpejt. Leverkusen vendosi ekuilibrat me Ëirtz në minutën e 15-të, i asistuar mjaft mirë nga Granit Xhaka.

Përmbysja e “aspirinave” erdhi që në pjesën e parë, një krosim i Grimaldos u shfrytëzua në maksimum nga Tah. Gjithsesi, miqtë nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre, pasi realizuan dy herë në fundin e fraksionit.

Fillimisht Bornau shënoi në të 37-tën, ndërsa edhe Svanberg la gjurmë në të 45-tën. Fillimi i pjesës së dytë ishte perfekt për Xhakën me shokë. Hincapiedërgoi në festë vendasit në të 49-tën. Leverkusen siguroi fitoren me golin e Boniface në kohën shtesë, duke shkuar kështu në kuotën e 9 pikëve.

Again In Injury Time! | Bayer 04 Leverkusen - VfL Wolfsburg 4-3 | Highlights | Matchday 4 Bundesliga

SHKARKO APP