Lothar Matthaus: Vetëm dy skuadra në luftë për titullin në Seria A

Lothar Matthaus, legjendë e Interit dhe futbollit gjerman, është pyetur për rezultatin e ndeshjes Inter-Juventus. Ai i ka cilësuar të dyja skuadrat si më të mirat në Itali.

“Një mesazh mund ta marrim edhe nga kjo ndeshje, sepse do të dallojmë vijimësinë për titullin kampion. Ky dihet se është derbi i Italisë. Aktualisht, Juventusi po luan mirë në këtë sezon, veçanërisht po punon me strategji të mirë për mbrojtjen. Jam shumë i lumtur që si Juventusi ashtu edhe Interi po marrin rezultate pozitive.

Mendoj se këto dy skuadra do të jenë absolutisht në luftë deri në fund për titullin kampion. E di që flitet për 4-5 ekipe, por sezoni është i gjatë dhe kur sheh ekipet e tjera, vetëm Juventusi me Interin kanë një skuadër të kompletuar”, tha Matthaus.

 

SHKARKO APP