Luhet pasdite “Derbi i Italisë” Inter-Juventus, pritet spektakël në Milano

Seria A vjen sot me një duel spektakolar, historik, që vendos përballë Interin dhe Juventusin, dy rivalë të përjetshëm. Sot do të luhet “Derbi i Italisë për herë të 239 në histori.

1 pikë i ndan dy ekipet në klasifikim, me zikaltëritit e Simone Inzaghit që ndodhen në vendin e 2-të me 17 pikë, ndërsa “Zonja e Vjetër” ndodhet në vendin e 3-të.

Tek Interi ka balotazh mes Kristjan Asllanit dhe Zielinskit për një vend titullari, por këtë do të mësojmë para duelit. Në sulm do të konfirmohet dyshja Thuram dhe Lautaro.

Në krahun tjetër Juventus do të ketë mungesa të shumta, Koopmainers, Nico Gonzales, Bremer, Milik. Në sulm do të jetë Vlahovic i mbështetur nga Concecaio dhe Fagioli e Weah.

Formacionet e mundshme

 

SHKARKO APP