Manaj në super formë, shënon tjetër gol në Turqi (VIDEO)

Rey Manaj vazhdon të jetë protagonist në Turqi. Sulmuesi shqiptar, ishte sërish vendimtar për Sivasspor-in, në fitoren e radhës në Superligë.

Manaj shënoi golin e përmbysjes në fitoren 4-2 ndaj Adana Demirspor, në transfertë. Në minutën e 66-të, lushnjari përfitoi nga një top i marrë në zonë dhe me një gjuajtje të menjëhershme e ndali në rrjetë, duke i dhënë avantazhin të tijve.

Manaj duket se është kthyer në formë të jashtëzakonshme nga dëmtimi, pasi goli i sotëm, është i treti në dy ndeshjet e fundit. Shqiptari numëron katër gola të shënuar në Turqi këtë sezon.

SHKARKO APP