Manchester City bën gati pasuesin e Guardiolës në krye të ekipit

Ky sezon mund të jetë i fundit për Pep Guardiolën në krye të Manchester City-t. Trajnerit spanjoll i përfundon kontrata në qershor të vitit 2025 dhe prej kohësh përflitet për një largim të mundshëm të tij.

Drejtuesit e “qytetarëve” kanë nisur nga puna, për të gjetur një zëvendësues dhe i pari në listë momentalisht është një portugez. Bëhet fjalë për Ruben Amorim, i cili është në drejtimin e Sportingut të Lisbonës. Tekniku 39-vjeçar, ka kontratë me portugezët deri në verën e vitit 2026.

Amorim në verën e kaluar u përfol edhe për stolin e Liverpool, por më pas u zgjodh Arne Slot, i cili po bën shumë mirë deri tani.

 

SHKARKO APP