Manchester United me trajner të ri, zyrtarizon afrimin e Amorim
Ruben Amorim është trajneri i ri i Man.United. “Djajtë e kuq” bënë publike këtë të premte transferimin e teknikut portugez i cili pason në stolin e United holandezin Erik Ten Hag, i shkarkuar pak ditë më parë.
Amorim ka firmosur me Man.United një kontratë të vlefshme deri në 2027. Ai do të bashkohet me “djajtë e kuq” më 11 nëntor.
Deri në ditën kur portugezi do të marrë zyrtarisht drejtimin e ekipit, Man.United do të drejtohet nga Ruud van Nistelrooy.