Mbappe pranon se ka pasur raport “konsensual” me një grua në Stokholm

Skandali për përdhunimin e dyshuar të një gruaje nga ylli i Real Madridit dhe Francës, Kylian Mbappé, pasurohet çdo ditë me detaje të reja. Pas ankesës për përdhunim dhe ngacmim të paraqitur të shtunën në Stokholm, Mbappe u mbrojt menjëherë në rrjetet sociale duke e cilësuar lajmin e publikuar në gazetat skandinave si “fake neës!!”.

Megjithatë, tani sulmuesi i Real Madrid ka pranuar se ka pasur marrëdhënie konsensuale në hotelin e kryeqytetit suedez ku po qëndronte, por ankesa vjen nga një grua tjetër.

Le Parisien u përpoq të rindërtonte ngjarjen, duke konfirmuar praninë e Mbappes në Stokholm me ftesë të ish-shokut të tij të skuadrës Mukiele, për të përfituar nga pushimi nga ndeshjet e kombëtareve, ku ai refuzoi që të shkonte.

Në hotel Mbappe ka shfrytëzuar shërbimet për një festë private luksoze, ndërkohë që më pati një marrëdhënie me një grua, e konfirmuar edhe nga shkëmbimi i mesazheve pas takimit. Gjithsesi ankesa për përdhunim dhe ngacmim në Prokurorinë e Stokholmit mesa duket është paraqitur nga një vajzë tjetër.

Megjithatë, katër ditë pas depozitimit të ankesës, as Mbappe dhe as avokatët e tij nuk janë informuar ende për këtë çështje. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP