Messi: Lautaro Martinez e meriton “Topin e Artë”

Pas tri golave të shënuar në fitoren 6-0 të Argjentinës përballë Bolivisë, Lionel Mesi ka lobuar për shokun e tij të repartit sa i përket garës për “Topin e Artë”.

“Për Lautaro Martinezin nuk mund të them gjë tjetër veç fjalëve të mira. Ka zhvilluar një sezon shumë të mirë. Në Kupën e Amerikës shënoi gol në finale dhe përfundoi turneun në majën e klasifikimit të golashënuesve. Meriton ‘Topin e Artë’”, tha Messi.

Lautaro vjen pas një sezoni shumë pozitiv me Interin, por në aktualin nuk është se ka bërë shumë mirë.

SHKARKO APP