Messi vendos rekord edhe në Amerikë, 11 milionë shikues për shkak të tij këtë sezon

11 milionë tifozë ndoqën Major League Soccer këtë sezon. Këtë e ka bërë të ditur vetë Liga Amerikane e Futbollit. Rekordi i mëparshëm ishte 10.9 milionë shikues.

Liga, në një deklaratë për mediat, saktësoi se  mesatarisht kanë qenë 23,240 tifozë për ndeshje. Sipas MLS, në këtë rritje të numrit të tifozëve ka kontribuar ardhja e disa yjeve ndërkombëtarë, ku spikat Lionel Messi.

Prania e të cilit në kampionat shpesh herë i ka shtyrë skuadrat të luajnë në stadiume më të mëdha për shkak të numrit më të madh të tifozëve. Rekordi i ri është arritur ndërkohë që sezoni i rregullt është ende duke u zhvilluar. Për të tretin vit radhazi numri i tifozëve në stadium i kalon 10 milionë fansa.

SHKARKO APP