Milani i vendos ultimatum Fonseca-s, 3 ndeshje përcaktojnë fatin e tij

Paulo Fonseca i ka ditët e numëruara te skuadra e Milanit. Kriza e rezultateve dhe loja aspak e mirë, ka bërë që drejtuesit e kuqezinjve t’i vendosin si kusht 3 ndeshjet në vijim.

Në këtë mënyrë, strategu portugez do të ketë në dispozicion 3 ndeshje  kundër Monza-s, Real Madridit dhe Cagliarit për të luajtur fatin e tij.

Nëse nuk do të ketë rritje në lojë dhe përmirësim në rezultate, atëherë shkarkimi i Fonseca-s mund të vijë në pushimin e ndeshjeve nga Kombëtaret. Kjo është hera e dytë që vihet në diskutim e ardhmja e ish-trajnerit të Romës. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP