Milani nis projektin e ri me Fonsecën, ja dy lojtarët e parë që sakrifikohen

Divock Origi dhe Fode Ballo-Toure nuk janë pjesë e projektit të Milanit. Menaxheri i klubit kuqezi, Zlatan Ibrahimovic, e bëri të ditur këtë në konferencën për shtyp të prezantimit të trajnerit të ri, Paulo Fonseca: “Origi dhe Ballo-Touré janë thirrur, por ata do të luajnë për ‘Milan Futuro’ sepse nuk janë pjesë e projektit të skuadrës së parë”.

Për Hernandez, trajneri Fonseca shtoi: “Theo është shumë i rëndësishëm. Ai është shumë i fortë në sulm, kështu që ndoshta nuk mund të marr një lojtar si Theo në të djathtë. Ndoshta do të luajmë me një mbrojtës të djathtë të bllokuar ose me një tjetër përpara, varet nga strategjia e secilit lojtar”.

SHKARKO APP