Muamed Sejdini rizgjidhet në krye të Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut

Muamed Sejdini, do të vijojë të jetë në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe për katër vitet e ardhshme. Me 52 vota pro dhe asnjë kundër, Sejdiu mori besimin e delegatëve edhe për një tjetër mandat në mbledhjen e mbajtur këtë të diel në Shkup.

Në këto zgjedhje, presidenti Sejdini garoi i vetëm, pasi Lidhjet Komunale të Futbollit nuk kandiduan një tjetër person. Sejdini mori postin e kreut të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në marsin e vitit 2019, kur zëvendësoi Ilço Gjorgjioskin.

Dy vitet e para të drejtimit kanë qenë tejet të suksesshme për Sejdiun, pasi për herë të parë Maqedonia e Veriut u kualifikua në Kampionatin Europian të Futbollit.

SHKARKO APP