Muçi rikthehet titullar dhe shkëlqen me asist te Besiktas (VIDEO)

Ernest Muçi ka bindur trajnerin Giovanni van Bronckhorst dhe tashmë po kthehet në një titullar te skuadra e Besiktasit.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur që nga minuta e parë në sfidën e sotme në kampionat kundër Konyasporit, madje ka qenë një nga protagonistët në suksesin 2-0, pasi ka dhënë asistin e golit të dytë për shokun e skuadrës Rafa Silva.

Pas një momenti të vështirë, talenti kuqezi duket se ka bindur trajnerin holandez dhe tashmë po luan në vazhdimësi dhe po rifiton vendin e titullarit.

Vestel | Beşiktaş (2-0) Konyaspor - Highlights/Özet | Trendyol Süper Lig - 2024/25

SHKARKO APP