Napoli fiton me vuajtje ndaj Empolit, blindon kreun e renditjes (VIDEO)

Napoli nuk di të ndalet në Seria A, teksa ditën e sotme mori një sukses minimal në mesdidë kundër Empolit.

Në pjesën e parë, vendasit nga Stadio Carlo Castellani (Empoli) u treguan kërkues, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit. Në pjesën e dytë, skuadra e Contes fitoi një penallti të dyshimtë pas një kontakti në zonë të Politanos.

Kvara u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. Në këtë ndeshje, nga minuta e parë për Empolin luajti Ardjan Ismajli. Napoli kryeson me 19 pikë kampionatin, pas 8 ndeshjesh të luajtura.

SHKARKO APP