Napoli fiton me vuajtje ndaj Lecces së Ramadanit (VIDEO)

Napoli vijon rrugëtimin perfekt në kampionat, duke marrë një tjetër fitore minimale 1-0 ndaj Lecces. Nuk ishte aspak një duel i thjeshtë për ekipin e Contes kundër verdhekuqve, që në fushë si gjithmonë kishin edhe Ramadanin.

Mesfushori i Kombëtares sonë ishte një ndër më të mirët ne fushë, por sërish kjo nuk e ndihmoi për të dalë me pikë. Golin e vetëm e shënoi Di Lorenzo pas një rrëmuje në zonë në minutën e 73-të.

Napoli tashmë shkon në krye me 22 pikë, 5 më shumë se Interi, që nesër sfidon Juven në derbi. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP