Nisma e Federatës Çeke, pensionistët do të futen falas në stadium

Çekia do të luajë një sfidë të rëndësishme kundër Kombëtares sonë, e cila do të vendosë jo pak dhe për renditjen. Federata Çeke jo vetëm që ka shitur biletat me çmime më të ulëta se normalja, por ka marrë dhe një nismë të cilën e ka quajtur “sillni gjyshin në stadium”.

Çdo person mbi moshën 63-vjeçare mund të hyjë falas për të ndjekur ndeshjen e përfaqësueses çeke. Çmimet e biletave në stadiumin e Pragës variojnë nga 1900 lekë në 3500 lekë, por ofrohen dhe 30% apo 50% ulje për fëmijët apo grupe të tjera.

Stadiumi pritet të gumëzhijë nga tifozët të premten në mbrëmje, pasi ndeshja do të fillojë në orën 20:45.

SHKARKO APP