Niveli i dobët i Seria A, Totti mendon rikthimin e “bujshëm” në fushën e lojës

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Francesco Totti ka treguar se edhe pse ka shtatë vite që është larguar nga futbolli i luajtur ka marrë telefonata nga klube të ndryshme, të cilat i kanë kërkuar që të rikthehet në fushat e lojës.

“Me nivelin e Serisë A në ditët e sotme unë mund të luaja lehtësisht. Të them të drejtën disa skuadra të Serisë A më kanë telefonuar për tu rikthyer. Më kanë bërë që të futem në mendime, është diçka e çmendur, por pse jo.

Kurrë mos thuaj kurrë. Shumë lojtarë kanë treguar se mund të luhet futboll edhe pasi kishin lajmëruar largimi n nga futbolli i luajtur”, tha Totti.

SHKARKO APP