Një francez do të vendosë drejtësi në duelin Çeki-Shqipëri

epa09493944 Referee Benoit Bastien reacts during the UEFA Champions League group C match between Ajax Amsterdam and Besiktas Istanbul at the Johan Cruijff ArenA in Amsterdam, Netherlands, 28 September 2021. EPA-EFE/MAURICE VAN STEEN

Një gjyqtar francez do të vërë drejtësi në ndeshjen e Nations League mes Republikes Çeke dhe Shqipërisë. Sfida do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45 në Pragë.

41-vjeçari Benoit Bastian do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës, që do të shoqërohet nga  Hicham Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Gjyqtari i katërt do të jetë Thomas Leonard.

Kjo është hera e parë që Benoit Bastian gjykon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ai është prej 10 vitesh gjyqtar i FIFA-s dhe bëhet fjalë për një emër me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet me interes, pasi do të përballen dy kombëtare që synojnë kreun e grupit.

 

SHKARKO APP