“Paqe” mes Egnatias dhe Dinamos, Bylis mund me poker golash Teutën

Nuk ka fitues sfida mes Egnatias dhe Dinamos e vlefshme për javën e 10-të të Abissnet Superiore. Dueli u mbyll në barazim 1-1 në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit kaluan në avantazh falë një goli të shënuar nga Lushkja, por edhe miqtë gjejnë rrugën e rrjetës po nga 11-metrat me Bregun pak minuta më vonë.

Me fillimin e pjesës së dytë Egnatia detyrohet të luajë me 10 lojtarë, pasi Aleksi ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 53-të. Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, rezultati i sfidës nuk ndryshon.

Përfundon në barazim 1-1 ndeshja dhe të dyja skuadrat detyrohen të kënaqen me nga një pikë. Si Egnatia edhe Dinamo ngjiten në kuotën e 16 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Në “Adush Muça” Bylis ia doli të mposhtte thellë 4-0 Teutën. Ky sukses bën që Nevil Dede të sigurojë fitoren e parë në stolin e ballshiotëve. Ndeshja nisi me gol, ku pas vetëm katër minutash ishte Marin Abazaj që u tregua i saktë nga penalltia për golin e parë. Më pas Berko në pjesën e parë dhe Ruçi eGjata i dërguan shifrat në 4-0.

SHKARKO APP