Parashikohet moti i keq, shtyhet ndeshja Bologna-Milan

Kryetari i Bashkisë së Bolongas, Matteo Lepore, ka vendosur: Ndeshja mes Bolognas dhe Milanit nuk do të luhet për shkak të motit të keq. Kjo është deklarata e publikuar në faqen e Bashkisë:

“Bologna- Milan nuk do të luhet të shtunën, në Dall’Ara. Kryebashkiaku, pasi u konsultua me Komisarin e Policisë dhe Prefektin, në fakt ka nënshkruar një urdhëresë pasditen e sotme që urdhëron pezullimin e ndeshjes së futbollit në program të shtunën, 26 tetor 2024, në orën 18:00, në stadiumin Renato Dall’Ara”.

Vendimi u mor me prefekturën: ndeshja Bolonja-Milan do të grumbullonte rreth 35,000 njerëz në stadiumin Dall’Ara, në via Andrea Costa, dhe për rrjedhojë do të kishte pasojë pranë zonës më kritike të qytetit për rendin publik.

Për shkak të pranisë që tifozërisë, do të kishte mbyllje të qarkullimit në të gjithë zonën përreth nga pasditja e hershme deri në mbrëmje”

SHKARKO APP