Po bën xhiros/ Atmosferë e çmendur në stadiumin “Monumental” nga tifozët e River Plate (VIDEO)

Kupa Libertadores në Amerikën latine mund të mos ketë kualitetin e Champions në Europë, por dhuron spektakël të jashtëzakonshëm.

Kjo mbi të gjitha falë tifozerive dhe atmosferës së jashtëzakonshme që krijohen në stadiume. Ky ishte edhe rasti i ndeshjes së luajtur në impiantin “Monumental” të Buenos Aires në Argjentinë.

Tifozët e River Plate praktikisht i vunë flakën stadiumit përpara ndeshjes me brazilianët e Atletico Mineiro. Përpara startit të gjysmëfinales, nga tribunat janë hedhur fishekzjarrë pa fund, duke krijuar idenë sikur stadiumi po digjej.

Fatkeqësisht atmosfera nuk i mjaftoi River Plate, që u ndal në barazim 0-0 dhe u eliminua pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.

SHKARKO APP