PSG fiton me vuajtje ndaj Toulouse, vendosin Hakimi dhe Messi (VIDEO)

Paris SG merr fitoren e dytë radhazi për të blinduar vendin e parë në renditje. Skuadra pariziene mori 3 pikë me vuajtje, 2-1 në shtëpi ndaj Toulouse.

Miqtë do të shënonin të parët me don Boomen, por gëzimi i tyre do të zgjaste vetëm për disa minuta. Achraf Hakimi do të barazonte në minutën e 38-të me një super gol.

Në pjesën e dytë marokeni shërbeu asist për Messin, i cili do të rikthehej te goli. PSG mbetet në krye me 54 pikë, 8 më shumë se Marseille. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

 

SHKARKO APP