Reali humbet dy yjet për “El Clasicon” e kësaj fundjave ndaj Barcelonës

Dy lajme të këqija për trajnerin Carlo Ancelotti në prag të “El Clasico”-s me Barcelonën. Real Madridi nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë si portieri Thibaut Courtois dhe Rodrygo.

Pas teste të para të kryera ka rezultuar se sulmuesi brazilian ka një dëmtim në muskujt e këmbës së djathtë dhe nesër do të mësohet për sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave.

Klubi madrilen konfirmoi dhe mungesën e portierit belg përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë dhe do të mungojë kundër rivalëve të përjetshëm.

SHKARKO APP