Renditja e UEFA-s/ Kryeson City i Guardiolës, Reali zë vendin e 6-të

Manchester City ka mbyllur vitin 2022 në vendin e parë në renditjen e UEFA-s për klube me një koeficient prej 131 pikësh. Pas klubit anglez vjen Bayerni me 130 pikë, ndërsa podiumin e mbyll Liverpool me 123 pikë.

Pavarësisht suksesit në edicionin e fundit të Champions League, Reali i Madridit zë vendin e 6-të me 110 pikë dhe ndjek në renditje Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Më e mira nga italianet dhe e vetmja në 10-en e parë është Juventusi, që zë vendin e 9-të me 90 pikë.

Image

SHKARKO APP