Roma fiton me lehtësi ndaj Empolit, forcon pozitat në zonën Champions (VIDEO)

Roma përforcon pozitat në zonën Champions League, pasi ka arritur një fitore të pastër 2-0 ndaj Empolit, në ndeshjen e javës së 21-të.

Skuadra verdhekuqe e zgjidhi ndeshjen që në 6 minutat e para. Ibanez do të shënonte që në minutën e dytë me një goditje të saktë me kokë.

4 minuta më pas do të ishte Abraham që do të kthente në gol një pasim të Dybala-s. Roma tashmë mban vendin e tretë me 40 pikë, dy më shumë se rivalët e qytetit, Lazio. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP